Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, shënoi sot golin e parë të ndeshjes së fituar 4-0 ndaj Laçit, duke gjetur golin e parë në Shqipëri. Një festim i ligjshëm për 24-vjeçarin nga Presheva, i cili nuk dinte si ta festonte golin, siç tha pas ndeshjes.
“Emocion i madh që shënova, e patë edhe vetë që festova shumë, por më lumturon më shumë fitorja. E ardhmja? Nuk dua ta vendos veten në presion, unë thjesht do bëj detyrën time.
“Goli, një skemë? Po, e kemi provuar në stërvitje, me Muzakën që duhej të bënte atë kros dhe unë që shkoj në shtyllën e dytë.
“Rivalët më të fortë? Jemi ndeshur edhe me Kukësin e Flamurtarin, që i kemi pas, dhe nuk kemi pasur probleme. Kemi treguar që jemi superiorë dhe me meritë në krye.
“Dënimi i mundshëm nga UEFA? Nuk është problemi ynë si lojtarë, është punë e klubit, drejtuesit merren me këtë çështje dhe do të zgjidhin gjithçka. Ne vazhdojmë punën normalisht dhe jemi shumë të qetë, nuk kemi pse komentojmë”.