Panathinaikosi ka hedhur “grepat” te Naser Aliji dhe duhet të diskutojë me Kaiserslauternin për ta huazuar për një sezon me të drejtë blerje në fund, por gjermanët ende s’janë dakord, sepse besojnë te djaloshi, edhe pse sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, vlera e kartonit duhet të jetë te 150 mijë euro.
Edhe rroga do të ndahet mes gjermanëve dhe grekëve, aty ku Bledar Kola e ka kërkuar dhe ka hyrë “mik”. Panathinaikosi nuk është se po lulëzon ekonomikisht, ndaj edhe do të përpiqet që mes huazimeve dhe lojtarëve “falas” të ndërtojë një skuadër të mirë. Aliji nuk është se është duke kaluar një moment të mirë të karrierës së tij, teksa vjet nuk është se la gjurmë në Bundesligën e dytë.