Lista e Silvinjos është padyshim tema e ditës në mediat shqiptare, teksa opinioni sportiv ka nisur të diskutojë zgjedhjet e tij. Për Elton Marini përfshirja e Naser Alijit në 27 lojtarët e përfshirë në listën provizore për EURO 2024 ishte e papritur. Ish-drejtori sportiv i Partizanit është shprehur në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në “RTSH” se Aliji është lojtari që e ka befasuar më shumë nga zgjedhjet e Silvinjos.
“Cili nga lojtarët e thirrur më ka surprizuar më shumë? Naser Aliji. Është si të kesh harruar një dokument në xhepin e një xhakete të garderobës prej disa vitive dhe për momentin e nxjerr dhe e shikon. Do të doja që të kishte ndonjë vlerë të shtuar nga kampionati shqiptar, për t’i dhënë pak marketing. Nuk e mendoja kurrë që do të thërritej Aliji”, ka thënë Elton Marini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/