Alijev e hapi “rubinetin”: E rëndësishme të shënoja

Më në fund Alijev është zhbllokuar. Askush nuk e fsheh që për paraqitjet e tij ka pasur pakënaqësi, por tani shpresohet që ai të jetë çliruar dhe në vijim do vijojë të shënojë. Për “Sport Ekspres” ai ka deklaruar: “Para kësaj ndeshje kisha kontribuar duke fituar penallti, me asiste, por nuk kisha arritur që të shënoja. Jam i lumtur që arrita të realizoja gol. Uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme që të ndihmoj skuadrën me golat e mi. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të zhbllokohesha. Kisha shumë ndeshje që e kërkoja golin, por më në fund arrita që ta gjej përballë Lushnjes. Këtë gol ia dedikoj familjes time, e cila gjithmonë më qëndron pranë. Sa gola mund të shënoj deri në fund? Këtë gjë nuk mund ta përcaktoj, por do të mundohem që t’i jap skuadrës sa më shumë pikë me realizimet e mia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online