Ali Soue humbet kombëtaren dhe kthehet në Korçë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Futbollisti nga Gambia, Ali Soue, ka humbur avionin tranzit dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt vendit të tij, pasi ishte thirrur për një ndeshje miqësore. Lajmin e kanë bërë të ditur dje burime pranë klubit bardhekuq. Soue duhej të ishte që dy ditë më parë në vendin e tij, por udhëtimi ka përfunduar shumë shpejt dhe ka qenë më i shkurtër për Soue.

Nuk jepen hollësi se ku e ka humbur tranzitin sulmuesi, por tashmë është fakt që ai dje është kthyer sërish në Shqipëri dhe më pas ka udhëtuar për në Korçë, për të qenë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Është një rast i rrallë ky që ndodh me sulmuesin e Skënderbeut, që humbet avionin dhe kthehet në ekip pa shkuar në grumbullimin e kombëtares së vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *