Alex Sandro ndihet fajtor: Shpenzoj 300 euro në natë, pastaj mendoj njerëzit në nevojë

Alex Sandro, tashmë është kthyer në futbollistin më të mirë dhe një shtyllë e palëvzishme në projektin e Juventusit. Rrallëherë shihen gabime nga ky lojtar, që përveç aspektit të mbrojtjes, arrin shpeshherë perfeksionin edhe në sulm.

Në një intervistë të fundit, Alex Sandro ka treguar edhe mënyrën sesi ndihet kur shpenzon para, që për të duken në masë të madhe. Faktikisht nuk janë edhe aq kur i krahason me pagesat apo shpenzimet e lojtarëve të tjerë. Por nisur nga një fëmijëri e vështirë, braziliani shprehet se mendon edhe për njerëzit e tjerë, sesa ua kanë nevojën atyre parave:

“Kur kam qenë në moshën 16-vjeçare dhe arrita te Atletiko Paranaense, unë fitoja rreth 100 dollarë në ditë. Klubi më pagonte akomodimin, ushqimin dhe edukimin. Kështu unë shpenzoja 50 dollarë dhe pjesën tjetër i ruaja. Arritja më e madhe në futboll ishte kur unë u pagova 300 dollarë dhe unë ia dhashë lekët prindërve që të mbyllnin pagesat e shtëpisë.

Mund të blija edhe diçka për vete, por familja kishte nevojë. Shumë herë tani dalë me ta dhe shpenzoj 300 apo 400 euro për një natë. Pastaj mendoj sesa brazilianë kanë nevojë për këto lekë dhe ndihem fajtor që i shpenzoj për një mbrëmje të vetme”, ka thënë Alex Sandro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *