Alegri: Gjyqtari OK, një ndeshje e madhe!

Përmbysja e pabesueshme e firmosur nga Kuadrado dhe Higuain ka lumturuar dhe trajnerin e bardhezinjve Masimiliano Alegri. Tekniku i Juventusit ka komentuar gjatë takimin për “Premium Sport”, ku ka vlerësuar të dy ekipet për lojën e zhvilluar.

Ndeshja e pabesueshme – “Mendoj se ka qenë një mbrëmje e bukur titulli, mes dy skuadrash që janë përballur hapur mes tyre. Si ne dhe Interi kërkonim fitoren. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, në fillimin e të dytës jemi fjetur dhe kemi pësuar dy gola. Kemi vuajtur deri në fund, pasi dhe Interi ka bërë një ndeshje të madhe, por besoj se e kemi merituar. të gjithë djemtë meritojnë përgëzimet më të mira. ky ishte një tjetër hap ui madh përpara.”

Mosbesimi? – “Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë. Me katër javë nga fundi dhe kur në lojë është titulli, presioni është gjithnjë i madh. Edhe më të mirët mund të gabojnë. Për fat kemi arritur të përmbysim gjithçka dhe kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme.”

Fjalët me lojtarët – “Pas golit të Higuain i pashë se po festonin më shumë nga çfarë duhej. Kishin mbetur dhe disa minuta të tjeram, nuk duhej të shpërqendroheshin. Mos harroni se në Madrid dhe ndaj Napolit i kemi paguar shtrenjtë shkujdesjet.”

Gjendja e ekipit – “Jemi mirë. në këto javët e fundit vlen vetëm qetësia dhe miradministrimi i energjive mendore. Çdo top peshon më shumë, në vështirësinë më të vogël humbet sigurinë sepse në fundin e sezonit nuk mund të jesh i freskët si në fillim.”

Gjykimi – “Për mua Orsato e ka drejtuar mjaft mirë takimin. Në Itali të gjykojnë për çdo vendim. Në fund të fundit edhe gjyqtarët njerëz janë dhe mund të gabojnë. Ai është një ndër më të mirët dhe ka arbitruar shumë mirë.”

Dibala dhe Sampaoli – “Lojtarët e mëdhenj janë ata që mund të vendosin takime të tilla delikate. Në momente te veçanta duhet një driblim më shumë, një lëvizje e zgjuar. Argjentina? Unë mendoj se Ikardi dhe Dibala do të jenë në Botëror. Për Ikardin pyesni Spaletin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *