Alegri e kthen Leaon në një “9”-sh tipik, jep premtimin: Do të ketë një sezon të shkëlqyer

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani po jep sinjale pozitive nën drejtimin e Alegrit. Kuqezinjtë mposhtën sot Liverpulin në një takim miqësor të përfunduar me shifrat 2-4. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Leao, i cili shënoi golin e parë.

Megjithëse ka qenë në qendër të kritikave sezonin e shkuar, portugezi po shfaq një fytyrë tjetër në urdhërat e Alegrit. Ky i fundit e ka aktivizuar Leaon në një pozicion tjetër nga ai natyral, duke e vendosur në rolin e sulmuesi “9”-sh. Alegri ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Rafael Leaos, teksa ka premtuar një sezon të shkëlqyer për të në edicionin e ardhshëm.

“Rafael Leao ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai luajti shumë mirë si një sulmues. Ai po rritet dhe është në një moshë mjafturshëm të pjekur për të pasur një sezon të shkëlqyer”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/