Trajneri e ka provuar si portier sulmuesin kroat në stërvitjen e djeshme dhe rrjeti ka nisur të çmendet: “Bufon rrezikon vendin!”
Kur mendohet për një lojtar polivalent dhe të gatshëm për të sakrifikuar, njëri nga emrat e parë që të vjen ndërmend është ai i Mario Manxhukiçit. Kur, në sezonin e shkuar, Alegri vendosi të transformonte karakteristikat, duke e spostuar në krahë nga qendra, kroati nuk bëri zë dhe u bë ekuilibruesi i skemës së re 4-2-3-1. Me atë modul Juventusi eci shumë përpara, duke fituar titullin dhe Kupën në Itali dhe shkoi deri në finalen Champions. “I kam thënë që e kam kthyer të ri, i hoqa dhjetë vite. Ka nisur të luajë në krah si një djalë i ri dhe tani që ka kaluar moshën 30 vjeç rikthehet në atë pozicion, si të ishte 20 vjeç”, sqaroi në shkurt trajneri që dje ka dashur të shkojë më tej me eksperimentet e tij.
SFIDA – “Mario vendosu në portë”, ka thërritur Alegri gjatë seancës së ditës së djeshme paradite. Dhe më pas ky vendim është ndjekur nga tre goditje radhazi me të djathtën nga vetë trajneri teksa Manxhukiç ka arritur t’i neutralizojë pa ndonjë stil të veçantë, por me efikasitetin e duhur. Juventusi shpreson që ky eksperiment të mos rezultojë asnjë i dobishëm dhe të mos përdoret realisht në kushte reale në fushë. Por, sipas tifozëve që kanë shpërthyer në rrjet, në rast se “Bufon do të marrë të kuqe dhe s’do të ketë më zëvendësime, atëherë Manxhu do të ishte gati për portën”.