Albin Berisha nuk është pjesë më e Petrolul. Sulmuesi shqiptar që gëzonte një formë ideale, zgjodhi që ta vazhdonte karrierën në Gjermani.
Kështu Berisha ka firmosur për Hansa Rostock në Gjermani. Ai shprehu emocionet e para pas këtij kalimi.
“Për mua dhe familjen time është fantastike të jesh në gjendje të luaj futboll në Gjermani dhe më pas në një klub kaq të madh, është diçka e veçantë. Gjatë ditëve të fundit, thjesht kam pritur që transferimi të përfundojë, kështu që jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani.
Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe ti tifozët të kënaqur me punën e ndershme dhe futbollin e pasionuar”, thotë Albin Berisha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/