Alban Hoxha ka një mesazh për Idriz Bathën në derbi: Do të flasim pas ndeshjes!

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në ditën e dielë. Një vëmendje të madhe ka nga sportdashësit shqiptarë, për të parë spektaklin që do të ofrojë ky takim. I ndezur shpeshherë me replikat në distancë, ku nuk është fshehur as Idriz Batha, por Alban Hoxha zgjedh një tjetër mënyrë.

Në konferencën e tij për shtyp, gardiani i Partizanit shprehet se do të flas vetëm në përfundimin e këtij takimi, ashtu si gjithmonë, pasi nuk i pëlqen ta bëj këtë gjë para ndeshjes.

“Derbi është sfidë delikate, pasi tifozët dhe opinioni e ndjekin shumë këtë takim. Megjithatë, eksperienca ka treguar se nuk ka rëndësi renditja, por dëshira për fitore. Kemi më shumë dëshirë për 3 pikët. Tirana është forcuar, por tani ndeshjet e vështira vijnë për çdo ekip. Tani do shihet edhe Tirana më qartë, gjendja e saj. Hera e parë që ata janë më mirë moralisht se ne. Duhet të japim të gjithë më të mirën në këtë takim.

Të gjithë duan të fitojnë. Nuk më ka pëlqyer të jap deklarata para ndeshjes, kam folur gjithmonë pas derbeve. Bathës i them se do flasim pas ndeshjes.

Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, kanë qenë momente jo të mira. Derbi nëse fitohet, hap një faqe të re për sezonin. Fitorja na jep optimizëm për të ardhmen”, ka thënë Hoxha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online