Shqipëria U-21 do të ndeshet kundër Sllovenisë dhe Kosovës në muajin nëntor, sa i përket kualifikueseve të Europianit. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, teksa kërkohet kualifikimi historik me vendin e dytë.
Ndërkohë pak më parë është publikuar edhe lista e lojtarëve që janë të grumbulluar për këto takime. Risia është Adrian Bajrami, lojtari i cili është pjesë e Benfikës U-23 dhe ka luajtur me moshat e Zvicrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/