Nëse sa i përket rezultateve ndoshta nuk janë më të mirat e mundshme, Alban Bushi ka bërë një punë të mirë ndër vite sa i përket grumbullimit të talenteve dhe kjo është e dukshme. Trajneri i U-21 nuk ka gabuar në asnjë rast sa i përket talenteve në Europë dhe në ato momente kur një talent luan me një Kombëtare tjetër, është për të vetmen arsye se ka refuzuar Shqipërinë.
Dje Bushit i është shoqëruar puna e mirë në grumbullimin e talenteve edhe me rezultatin fantastik, Shqipëria mundi Zvicrën në transfertë 1-2. Por kush janë talentet që Silvinjo mund të marrë nga Shpresat? Ka disa emra!
I pari është Adrion Pajaziti që nuk ka më nevojë për prezantim, dy gola dje kundër Zvicrës. I dyti është Tim Civeja, një tjetër lojtar me aftësi mbreslënëse por që ka fatin kundër. Shumë dëmtime në moshë të hershme dhe për shumë ndeshje të Shqipërisë U-21 nuk ka luajtur për këtë arsye dhe për problemin e dokumentacionit, dje luajti për 90 minuta.
Një tjetër lojtarë shumë premtues është edhe Fetai, një tjetër emër i njohur për ne për mesfushën. Ndërkohë Arlind Rexhepi është një element që duhet të mbahet në vëzhgim. Nëse e sheh në fushën e blertë të lë përshtypje positive, por luan një division shumë të ulët në klub, me Manheim në Ligën e Tretë të Gjermanisë. Rexhepi duket një nga ato rastet ku lojtarët shkëlqejnë në Kombëtare dhe nuk e bëjnë të njëjtën gjë në klub. Gjithashtu edhe qendërmbrojtësi Gjini është për t’u pasur në vëmendje, por ky lojtar duhet të bëj shumë përpara pasi ka konkurrencë të fortë me mbrojtës të Serisë A te Shqipëria A dhe për këtë arsye nuk mund të pretendojë diçka më tepër në këtë moment. /Sport Ekspres/