Alarmi tjetër! Greqia nuk po ndalet me lojtarët shqiptarë: Duam edhe Rezart Ramën!

Greqia nuk po ndalet me lojtarët shqiptarë për t’i afruar në Kombëtare, për ta nisur që nga grupmoshat dhe te A-ja. Ndërkohë në mediat fqinje raportohet se një tjetër futbollist është vendosur në planet e helenëve.

Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin që luan me Nottingham Forest U-23, Rezart Rama. Një njohje e vjetër për ta pasi ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Ky i fundit ka luajtur për grupmoshat e vogla të Shqipërisë. Por nuk ishte i përfshirë në listën e fundit që u publikua nga ana e trajnerit Alban Bushi.

Çfarë do të ndodhë me Rezart Ramën? “Sporttime.gr” shkruan se lojtari ka interes edhe nga Greqia, ndërsa shpresat janë të mëdha që lojtari të bëj këtë zgjedhje. Tashmë jemi vetëm në fazën e raportimit të mediave, ndërsa duhet të presim edhe vendimin përfundimtar të lojtarit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online