Nicolo Barella, mesfushori i madh i Interit dhe Italisë, vuan nga lodhja e muskujve të kofshës dhe është e diskutueshme nëse do të mund të performojë në Kampionatin Evropian.
Mediat italiane kanë vënë menjëherë alarmin në Itali pasi siç thonë ata, lojtari i tyre më i mirë ndien shqetësim.
Spalletti dëshiron që Barella të luajë kundër Shqipërisë në hapjen e Kampionatit Evropian: “Unë i besoj mjekëve të mi, më thanë se ka shumë shanse që Barella të jetë gati”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/