“Alarm” te Skënderbeu, Shehi një muaj jashtë

Portierit durrsak i duhet të qëndrojë 3-4 javë larg fushave. Kjo është përgjigja e ortopedëve italianë, pas vizitave të kryera në kryeqytet. Bëhet gati Aldo Teqja

Fatjon Rupi

Një lajm aspak i mira është mësuar dje në mbrëmje për Skënderbeun. Kapiteni dhe shtylla kryesore e këtij ekipi, portieri Orges Shehi, duhet të qëndrojë minimalisht një muaj larg fushave të futbollit. Kjo është përgjigja, që ka marrë dje Shehi në spitalin Salus në kryeqytet, pas rezonancës. Ortopedët italianë kanë dalë në këtë konkluzion dhe kjo do të thotë se Shehi do të mungojë gjatë për Skënderbeun.

DËMTIMI – Portieri ka dëmtuar ligamentin e brendshëm, çka e bën të pamundur aktivizimin e tij për disa javë. Në minutën e 64-t të ndeshjes me Luftëtari, ajo përplasje në zonë e kapitenit të Skënderbeut, ka rezultuar me pasoja. Për disa minuta loja u ndërpre dhe në momentin e parë u mendua se ishte diçka kalimtare, por më pas Shehi bëri me shenjë nga stoli, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Pas dëmtimit, Shehi duhej të qëndronte të paktën dy ditë pushim absolut dhe më pas të kryente rezonancën. Dje pasdite ai shkoi në spitalin Salus, ku kreu rezonancën, ndërkohë që përgjigja e ka dëshpëruar jo pak.

Nëse dëmtimi do të ishte më i rëndë, sigurisht që do të duhej ndërhyrje kirurgjikale, por në këtë rast dëmtimi mund të kalojë me terapi. Por edhe një muaj është shumë për, pasi dihen vlerat e kapitenit të Skënderbeut. Në bazë të kalendarit, Shehi do të mungojë në 5 ndeshje të skuadrës së tij. Në fund të sezonit ai ka planifikuar ti thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Ka 8 sezone që mban fanellën e Skënderbeut dhe asnjëherë nuk ka pasur një dëmtim kaq të gjatë.

TEQJA – Pas mungesës së Shehit të paktën për një muaj, Radhën e ka Aldo Teqja. Portieri i dytë i Skënderbeut në këtë sezon ka luajtur vetëm 118 minuta. Vetëm në ndeshjen e Kukësit, më 28 shkurt, luajti titullar, ndërsa minutat e tjera i ka si zëvendësues.

Tashmë është radha e kryeqytetasit 23-vjeçar për të treguar vlerat e tij, nëse është i gatshëm për ta zëvendësuar Shehin sezonin e ardhshëm. Shehi që në të gjitha intervistat e tij e ka thënë hapur se Skënderbeu e ka portierin pas largimit të tij dhe ai është Aldo Teqja. Në Shkodër një javë më vonë dhe në vazhdim për disa javë të tjera, Teqja do të jetë gardiani i parë i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online