Alarm, sinjale trukimi në Luftëtari-Ventpils në Elbasan!

Një ndeshje anormale, nga ato që me siguri do të bëjnë që UEFA të hetojë dhe pse jo të bëjë gati ndonjë dosje tjetër në ngarkim të një klubi shqiptar.

Luftëtari e Ventspils po përballen në Elbasan, por duket se nuk po luhet futboll, duke gjykuar nga alarmi i ngritur nga tregu i basteve dhe nga sinjalizimi i ardhur nga kompanitë e huaja.

Luhatjet e kuotave janë jashtë çdo logjike, krejt ndryshe nga ndeshja e vajtjes në Letoni, që pati ecuri krejt normale në kuotim.

Sot Luftëtari nisej favorit, kuotohej 2.2, kundrejt 2.8 të miqve, por që pas 5 minutave të para të ndeshjes nisi “lumi” i parave pro Ventspils.

Në minutën e 14-të kuotimi në Azi arriti në kuota qesharake, 4 fitorja e Luftëtarit dhe 1.5 e Ventspils, në një ndeshje ku po luanin më mirë gjirokastritët.

Shënoi Luftëtari, sërish fitorja gjirokastrite kuotohet 2.2 e lart, a thua se përballë kishte Real Madridin dhe menjëherë erdhi përmbysja letoneze, pa mbaruar pjesa e parë, në një kohë që edhe kur ishte rezultati 0-0, po luheshin shifra të mëdha që ndeshja do të kishte 3 gola e lart.

Rastësi nuk është, por do ta kuptojmë kur të flasë UEFA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *