Al Nassr-i i ofron Dybala-s 20 milionë euro në sezon për ta bërë shok skuadre me Ronaldon, argjentinasi i komunikon vendimin Romës

Al Nassr-i kërkon të shtojë listën e emrave të njohur të futbollit në grupin e vetë. Së fundmi, klubi arab ka shfaqur interes për Palolo Dybala-n. Sipas raportimeve nga Italia, bëhet fjalë për një ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon dhe për një kontratë që do të zgjasë 3 vite. Al Nassr-i synon ta joshë argjentinasin me miliona për ta bërë sërish shok skuadre me Ronaldon.

Por sulmuesi i Romës e ka të qartë se çfarë dëshiron nga e ardhmja. “Corriere dello Sport” raporton se Dybala ia ka bërë të qartë klubit verdhekuq se dëshiron zgjatjen e kontratës, e cila përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Menaxheri i lojtarit pritet të takohet me drejtuesit e Romës këtë javë, për të arritur një marrëveshje të re mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/