Arbitrat në Itali kanë qenë në qendër të kritikave këtë sezon, ndërsa nuk kanë munguar akuzat për favorizim të Juventusit. Rasti i fundit ishte javën e shkuar, ku presidenti i Fiorentinës shpërtheu pas ndeshjes, duke fajësuar gjyqtarët e takimit se i dhuruan dy penallti vendimtarë bardhezinjve. Por këtë herë ka zgjedhur të flasë edhe Moratti, ish-presidenti i Interit. I gjendur edhe vetë në situate të tilla, ish numri një i zikaltërve sjell në kujtesë calciopolin. Edhe pse nuk është më pjesë e botës së futbollit, Moratti ka treguar se kjo që ka pësuar Commisso nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë vetë ai ka parë në kohën kur mbante postin e presidenti
“Sido qoftë, në të shkuarën kishte diçka tjetër kundër nesh. Në këtë ras mendoj se është më e lehtë. Mendoj se Commisso u nxeh për shkak se erdhi këtu nga jashtë duke investuar shumë para dhe në fund e gjen veten në disa situate të çuditshme për tu përballuar. Por këto janë shumë herë më pak të çuditshme se ajo çfarë na ndodhi ne”, ka deklaruar Massimo Moratti./Sport Ekspres/