Akuza për mashtrim, Gjykata në Turqi jep vendimin për Sinan Idrizin: Kjo është akuza më e keqe

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania dhe administratori i Flamurtarit, u akuzua nga ana e ish-presidentit të Galatasarait, Adnan Polat.

Bëhej fjalë për një mashtrim që i jepte shumë të ardhura Idrizit, ku në bazë të historisë së pretenduar nga biznesmeni turk i ishin marrë 3.5 milionë dollarë mbi një blerje të një kompanie hidrokarburesh e cila nuk u arrit kurrë.

Për këtë arsye Idrizi rrezikonte dënimin nga 3 deri në 10 vite burg. I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij morën pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Stambollit dhe Adnan Polat nuk mori pjesë në seancë.

Teksa foli gjatë seancës, Idrizi u shpreh: “Nuk mund të ketë mashtrim në familjen time. Kjo është akuza më e keqe për mua”. Pas deklaratës së marrë prokurori i seancës vendosi për lirimin e të pandehurit. “Unë e pranoj vendimin dhe dua shfajësimin tim të plotë”, u shpreh Idrizi i cili shpallet i pafajshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *