Kualifikueset e Kupës së Botës në Afrikë janë futur në kaos ditët e fundit. Fillimisht, Gana akuzoi për një gol të anuluar në Ugandë, duke kërkuar riluajtjen e ndeshjes, edhe pse fitorja e Egjiptit mbrëmë i ka eliminuar gjithsesi.
Ndërkaq, Maroku mundi Gabonin 3-0 dhe aty plasi polemika tjetër. Pas ndeshjes, sulmuesi i Gabonit dhe Dortmundit, Pier-Emerik Obamejang, postoi një mesazh akuzues në Twitter: “Gjysma e skuadrës dhe stafit kishte dhimbje barku para ndeshjes. Me sa duket, një lëng portokalli na helmoi”.
Akuzë e fortë, por që në Marok nuk e kanë marrë seriozisht.