Administratori i skuadrës së Korabit Femi Mëziu shprehet se Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta marrë si duhet “mesazhin” e klubeve në lidhje me nivelin e gjykimeve të ndeshjeve pasi ndeshjet e para të kampionatit treguan se disa teknikë patën vërejtjet e tyre për “xhaketat e zeza”. Duke folur për skuadrën që Mëziu menaxhon, tha se skuadra e Korabit ishte përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Erzenin, duke pasur parasysh se ky është një ekip i fortë dhe pretendent për Superiore. “Korabi në këtë përballje, – thotë Mëziu, kishte tri mungesa të rëndësishme. Prendi, Raza e Kita u dëmtuan në ndeshjen e Kupës dhe gjatë seancave stërvitore. Zhvilluam lojë voluminoze por fati nuk ishte në anën tonë”. Administrator i dibranëve nuk e fsheh “revoltën” për gjykimin e takimit kur shprehet se: “nuk dua të flas për gjyqtarët, por kam besim se FSHF-ja duhet ta ketë marrë mesazhin e qartë në lidhje me gjykimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë. Në ndeshjen Erzeni-Korabi na u mohua një penallti dhe u luajt keq me pozicionet jashtë loje. Sakaq zyrtarët e FSHF-së u shfaqën ironikë kur ne kërkonim sqarime në lidhje me gjykimin absurd”, – nënvizoi Mëziu i Korabit. Ai falënderon lojtarët, stafin teknik dhe një kompani që ndihmon skuadrën me bazë materiale.
Albi Lala