Akuza direkte për një ndeshje futbolli! Ajo e “Champions League” ishte bombë biologjike për 2 shtete

Italia së bashku me Spanjën janë duke vuajtur shumë prej përhapjes me ritme të shpejta të Koronavirusit, që po lë pas edhe një numër të lartë viktimash. Bergamo është qyteti më i prekur në vendin fqinj, ndërsa kryetari i tij, Giorgio Gori, I drejton gishtin ndeshjes së Champions League mes Atalantës dhe Valencias.

Sipas tij ky takimi ishte një bombë biologjike, që rezultoi fatale për të dyja shtetet, sepse pas tifozëve italianë edhe një numër i lartë i lojtarëve spanjollë dolën mbartës të virusit. Sipas Gorit të infektuarit e parë nisën në datën23, 4 ditë pasi u luajt ndeshja, ndërsa në stadium atë natë ishin 45 mijë tifozë nga Bergamo, të cilët kanë shërbyer si një përcjellës të Covid-19 edhe për njerëz të tjerë.

“Ndeshja mes Atalantës dhe Valencias ishte një bombë biologjike. Në atë kohë askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali datonte në 23 shkurt. Nëse virusi ishte duke qarkulluar në atë kohë, të 45 mijë tifozët që shkuan në San Siro u infektuan. Askush nuk e dinte se virusi ndërkohë ishte prezent mes nesh. Shumë njerëz e panë ndeshjen në grupe dhe paru shumë kontakte mes tifozëve atë natë. Virusi kaloi nga njëri person te tjetri”, ka deklaruar Giorgio Gori./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online