Premier League dhe futbolli në Angli është plot skandale, ndërsa jeta e shfrenuar e lojtarëve është kthyer në normalitet, duke ndodhur edhe përpara ndeshjeve të rëndësishme. Këtë herë është aktorja hungareze e filmave për të rritur, Shona River, që tregon se ka shkuar me tre futbollistë të Manchester United.
Prej vitesh jeton në Angli dhe River, ndërsa është e preferuara e shumë futbollistëve. Por në intervistën e dhënë për mediat, aktorja është shprehur e zhgënjyer nga lojtarët e Manchester United dhe ka thënë se nuk janë aq bujar sa mund të pritet.
“Për ata je si një grua tjetër në hije, e kuptueshme. Por sepse kanë shumë para nuk do të thotë se janë edhe shumë bujar. U çudita kur një prej tyre më mori 200 euro nga shuma që duhej të më jepte për të paguar picat që do të hanim në apartament. E pyeta se përse nuk e pagoi vetë dhe më tha se nuk kishte më para”, u shpreh River.
Sigurisht që emrat e futbollistëve nuk janë bërë të ditur pasi duhet të qëndrojnë sekret dhe aktorja e filmave për të rritur nuk ka dalë nga fjala e dhënë në këtë rast, megjithëse nuk mund ta fshihet zhgënjimin e saj. /Sport Ekspres/