Aktiviteti që kërkon vëmendje maksimale, duele nga ato të boksit te kikboksi, flet edhe trajneri i Teutës

Një event që pritet të dhuroj emocione të forta do të jetë ai i dyluftimit në arenë. Trajneri i Teutës në boks, Enton Kikrri, u shpreh se sportistët gëzojnë një formë të shkëlqyer, ndërsa spektakli duket i garantuar. “Po bëjmë nga dy seanca në ditë stërvitje, me të gjithë sportistët që do të garojnë në atë mbrëmje. Do të kemi ndeshje shumë të forta.

Kemi boks profesionist në atë mbrëmje, kemi ndeshje profesioniste edhe në kickbox. Këta djemë janë e ardhmja e akademisë së Teutës. Kam 16 vite pune këtu, jam trajneri i boksit. Boksi ka marrë shumë masivitet në këto vitet e fundit, e kam vënë re këtë”, tha trajneri.

E gjithë vëmendja do përqendrohet te boksieri kryesor i mbrëmjes, Ardit Boriçi. 23-vjeçari kërkon fitoren e dytë në boksin profesionist ndaj italianit Pietro Kaputo, me këtë të fundit që ka ardhur nga Franca vetëm për këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Mexhit Hysenaj, 19 vjec, duelon në kickbox ndaj turkut Sinan Çagala. Fredi Shoshi, presidenti i “Titans” , u shpreh se ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm që fillon në 23 qershor./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *