“Akt banditesk”! Liga Profesioniste e Futbollit reagon pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

Vetëm pak ditë më parë kreu i FSHF do të tronditej pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e tij. Armand Duka ndodhej në kryeqytet për të parë ndeshjen, teksa mëson se ishte vendosur tritol në vendin e tij të banimit. Në shtëpi gjendeshin gruaja dhe djali, ndërsa për këtë ngjare ka reaguar edhe Liga Profesioniste e Futbollit.

“Liga Profesioniste e Futbollit është e tronditur nga akti banditesk i vendosjes së tritolit në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës. Një akt i tillë kriminal dhe i shëmtuar përveç se ka terrorizuar familjen Duka, ka lënë gjurmë edhe për gjithë komunitetin e futbollit.

Liga Profesioniste e Futbollit dënon me force këtë akt kriminal dhe i bën thirrje organeve kopetente për zbardhjen sa më shpejtë të kësaj ngjarje dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të shkaktarëve të saj”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *