Aksi Vlorë-Shkup “i nxehtë”, edhe Zhufo kthehet në Maqedoni

Një vit më parë shumë lojtarë nga futbolli maqedonas erdhën te Flamurtari, ndërsa tani pak nga pak po lënë Vlorën për Maqedoninë.

I pari ka firmosur në Maqedoni mesfushori ofensiv Muarem Muarem, i cili kishte një kontratë afatgjatë në Vlorë, por duket se klubi kuqezi ka hequr dorë prej tij, duke parë që në 5 muaj në Vlorë nuk është se e gjeti ritmin e duhur, edhe për shkak të dëmtimeve, ndërsa paga ishte shumë e lartë.

Ndërkaq, në Shkup shkon edhe mesfushori brazilian Viktor Nildo Zhufo, i cili praktikisht kthehet në shtëpi, sepse për disa sezone ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës.

Viktor Nildo Xhufo edhe zyrtarisht sezonin e ri futbollistik do të luaj në elitën e futbollit vendor.

Zhufo ka arritur marrëveshje me nënkampionët e vendit dhe javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Shkupit, ku edhe zyrtarisht do të prezantohet me fanellën e Vardarit. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti brazilian: “Kam arritur marrëveshje me Vardarin. Jam shumë i lumtur, ndërsa javën tjetër do të jem në Maqedoni për të finalizuar gjithçka”.

Mesfushori 25-vjeçar luajti 26 ndeshje për Flamurtarin, duke shënuar 4 gola, por vetëm 13 herë ishte titullar në Superiore dhe rendimenti i tij pati shumë luhatje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online