Akrobacia e pabesueshme e Erling Haland në ndeshjen e Champions League, këmba e tij shkon në lartësinë e 2 metra e 34 centimetrave

Janë të pakta ndeshjet në të cilat Erling Haaland nuk shënon gol. Një e tillë ndodhi dje në stadiumin Parken ndaj Kopenhagës, por norvegjezi bëri ende një përpjekje për t’u folur në këtë ndeshje. Arsyeja është fluturimi i tij joreal me të cilin i kënaqi absolutisht të gjithë.

Haaland kishte të gjithë hapësirën në botë për të tentuar të shënonte një gol me kokë pas një krosimi, por vendosi për një tjetër opsion. Haaland u përpoq të shënonte një gol spektakolar me këmbë. Duket e pabesueshme që pjesa e sipërme e këpucës së tij ishte në një lartësi prej dy metra e 34 centimetra dhe ai arriti të kapte topin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online