Akademia e Arbitrimit diplomon 75 gjyqtarë të rinj, ka edhe 10 vajza

 

Projekti i nisur një vit më parë ka dhënë frytet e para, duke i dhënë mundësi shumë kursantëve që të ndjekin një rrugë profesionalizmi

Projekti i nisur një vit më parë, Akademia e Arbitrimit, duket se ka dhënë frytet e saj të para, duke ulur edicionin e parë. Plot 75 të rinj e të reja nga Tirana dhe qytete të tjera janë diplomuar sot në përfundim të dy fazave trajnuese të tyre që ndoqën në teori dhe praktikë nga lektorë të ndryshëm. Një klasë e re arbitrash tashmë në dispozicion të Kolegjiumeve  të gjykimit, produkt tërësisht i Shkollës së Arbitrimit. i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili foli edhe për pjesëmarrësit, të rinjtë dhe të rejat që ndoqën kursin dhe tashmë mund të kenë shansin që të nisin një rrugëtim të ri, për të synuar lart e më lart.

“Tashmë prej shumë vitesh edukimi i të gjitha niveleve të arbitrave realizohet sipas standardeve qe kërkon UEFA dhe FIFA.  Akademia e Arbitrimit, është nje shkolle e re e hapur së fundmi për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të fillojnë dhe të vazhdojnë profesionin e vështirë, por shume të bukur të arbitrit. FSHF ka këmbëngulur dhe do të vijojë të angazhohet fuqimisht në të ardhmen për të rritur në maksimum cilësine e gjykimit në vend. Desha të evidentoj edhe punën e mirë të koordinatorit të projektit Sokol Jareci, të vetë z.Kastrati, z.Brahja, por edhe lektorëve të ndryshëm që ju kanë asistuar gjatë ditëve të trainimit apo edhe referimit. Urimet më të mira. Akademia e Arbitrimit do të pasojë çdo vit me funksionin e saj, gjithmonë në shërbim të pjesës së arbitrimit”, u shpreh numri “1” i FSHF-së.

Diplomat – Më pas u realizua edhe ceremonia e ndarjes së diplomave, për 75 kursantët e rinj, prej të cilëve 10 ishin vajza. Në këtë vit të parë të akademisë së Arbitrimit u arrit që në të katër grupet e trajnimit qe u zhvilluan të ishin prezent 75 aplikantë të moshave nga 14-24 vjeç te cilët për një periudhë dy javore në fazën e parë dhe 8 ditë në fazën e dytë të merrnin dijet në lidhje me rregullat e lojës, përgatitjen fizike, psikologjise sportive, komunikimit, mjekësisë dhe gjuhës angleze. Gjatë viteve të fundit edukimit të arbitrave i është shtuar dhe një kategori tjetër, ajo e arbitrave femra të cilat pa asnjë lloj diferencimi janë pjesë e seminareve që sektori i arbitrimit zhvillon gjatë sezonit futbollistik. Të 75 e diplomuar dje kanë nisur prej kohësh të aktivizohen në kampionatet e moshave, dhe do të vijojnë të jenë pjesë e arbitrimit në aktivitetet zyrtare të FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *