“Ajo që do, goditje nga 20 metra distancë”! Trajneri i Legias vlerëson Ernest Muçin dhe tregon si i erdhi nga Shqipëria: Rrëzohej me një kontakt

Trajneri i Legias, Michineëicz, ka folur pas ndeshjes së zhvilluar mes Dinamos së Zagrebit dhe Legia Varshavës. Ernest Muçi ka shënuar një tjetër super gol si në javën e parë të kampionatit, teksa nga distanca e largët ka ndalur topin në rrjetë. Por sërish lojtari shqiptar do të aktivizohej vetëm në minutën e 75.

Përse kjo sjellje e trajnerit karshi Muçit, kur në fillim e etiketoi si “Lionel Mesi”? Vetë Michineëicz e ka pranuar hapur se lojtari po ndryshon shumë nga koha kur erdhi nga Tirana. Më herët trajneri është shprehur se Muçi humbiste shumë topa dhe rrëzohej në tokë pas një kontakti, pa fituar as faull.

“Muçi kishte një goditje fantastike nga pozicioni që dëshiron, rreth 20 metra larg portës. Ky gola na dha barazimin. Nuk parashikoj ende asgjë, por na jep shpresë se gjithçka do të vendoset në Vrashavë. Barazimi nuk i merr askujt asgjë. Unë mendoj se Muçi po piqet. Është një lojtar krejtësisht ndryshe nga koha kur erdhi te ne. U bë më i ftohtë në periudhën përgatitore, më parë nuk ishte kështu.

Erdhi nga një futboll ku nuk kishte shumë kontakt. Sot ishte një situatë kur kundërshtari ishte në kurriz dhe e mbajti topin. Më parë në momente të tilla kontakti humbiste topin dhe rrëzohej, shpesh pa faull. Po zhvillohet mirë, është i durueshëm dhe punëtor. Fakti se luajmë në Kupë, kampionat, i sjell dobi pasi do të ketë mundësi në çdo javë. Ndihet më mirë kur luan pas sulmuesit”, tha trajneri i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *