Ajdareviç arrin “Parajsën” në 1 minutë, Athina ngrihet në këmbë për të!

Iu deshën pak sekonda shqiptarit për të kthyer pakënaqësitë e tifozerisë ndaj trajnerit në britma dhe festë të çmendur, përballë Dinamo Kievit

Do të kenë thënë “po ky tani?” 60 mijë të pranishmit në stadiumin e Athinës, duke ndjekur AEK-Dinamo Kiev, teksa në fushë po përgatitej të hynte Astrit Ajdareviç, në vend të Galanopulosit, teksa ndeshja qëndronte e mbërthyer në shifrat 0-1, me ukrainasit e Dinamo Kievit që po merrnin një sukses në Greqi…

Por, u deshën më pak se 60 sekonda për të provuar “Parajsën” dhe që mesfushori shqiptar të ngrinte në këmbë të gjithë tifozerinë, aq sa i thërritën edhe emrin si të çmendur, pas një prag ndeshje të nisur me trazira në qytet mes tifozerive. Krosim nga krahu i majtë i sulmit dhe devijim me kokë në shtyllën e dytë për Ajdareviç, që më pas shpërthen në një festë legjitime, teksa ishte aktivizuar në minutën e 79-të dhe kishte shënuar në minutën e 80-të. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-1, teksa më pas nuk ndodh më asgjë. Ajdareviç, që nuk po gjen hapësira këtë sezon, është pjesë e kombëtares dhe “blerja” e Panuçit, që kur ka marrë pankinën kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *