“Air Albania” është shtëpia më e re e Kombëtares shqiptare si dhe impianti që i ka dhënë një fytyrë tjetër edhe ndeshjeve të Superiores. Një stadium modern me parametrat e krahasueshme me ato të impianteve të njohura europiane, që padyshim është një nga ato investime me të cilat pa frikë mund të krenohemi. Jehona për “Air Albania” ka mbërritur edhe në mediat e huaja, të cilat nuk i kanë kursyer vlerësimet për këtë stadium, duke e cilësuar edhe si ndër më të mirët në rajon.
Ndërkohë ditën e sotme edhe faqja zyrtare e UEFA-s e ka ndarë investimin më të fundit të futbollit shqiptar me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Twitter”. Bëhet fjalë për llogarinë zyrtare e dedikuar për Kampionatin Europian, e cila në foton që paraqet “Air Albania”-n nga një pamje ajrore, ruan enigmën dhe i fton tifozët të gjejnë emrin e stadiumit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Name the stadium! pic.twitter.com/hgEm9ks2PI
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) May 13, 2020