“Air Albania është një stadium shumë i bukur”! Trajneri i Serbisë premton paqe: Të jeni të sigurt, asnjë problem nuk do të vijë nga ne

Shqipëria dhe Serbia janë sërish në të njëjtin grup, këtë herë në kualifikueset e Botërorit. Ndërkohë në vendin e parë është projektuar Anglia, e cila dukshëm në një nivel tjetër. Kuqezinjtë dhe serbët teorikisht do të luftojnë për vendin e dytë që të jep një biletë në Play Off. Ndërkohë pas shortit, trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka diskutuar sa i përket shortit duke premtuar “paqen” me Shqipërinë në fushën e blertë.

“Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Conference League. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”, tha Stojkovic. /Sport Ekspres/