Në Air Albania ka nisur puna për heqjen e tapetit të vjetër. Në këtë mënyrë do të jetë gjithçka gati kur Shqipëria të përballet në shtator për kualifikueset e Botërorit.
Shumë kritika ka pasur për cilësinë e tapetit që nuk ofronte kushtet më të mira dhe nuk ishte në lartësinë e arenës. Por gjithçka do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit për të ofruar cilësinë e duhur në mënyrë që lojtarët të shpalosin aftësitë e tyre. /Sport Ekspres/