“Ai qan se s’ka ç‘bën”, Sorra tregon rënien e Ronaldos: Ka tre vite që nuk është më ai Ronaldo

Arben Sorra ka nënvijëzuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ formën në rënie të Kristiano Ronaldos. Një nga më të mirët e historisë së futbollit, që sipas ish-sportistit shqiptar nuk është më i njëjti. Sigurisht që faktori kryesor që ka ndikuar në këtë mes është mosha.

“Ronaldo ka tre vite, që te Juventusi, që s’është më ai Ronaldo. Te Manchester United-i nuk është e nuk është. Ai qan sepse s’ka ç’bën“, është shprehur Arben Sorra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *