“Ai nuk është futboll”, trajneri që u përfol për stolin e Shqipërisë: Nejmari luan futboll të vjetër

Nejmari do të mungojë në sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Bajernit të Mynihut. Por mungesa e tij për shkak të dëmtimit nuk është një bonus për bavarezët. Kështu mendon Feliks Magathi. Ish-trajneri i Bajernit, i cili ishte një kandidat edhe për stolin e Kombëtares shqiptare, është shprehur për “Sky Sports” se Nejmari luan futboll të vjetër dhe se talenti pa përkushstimin e duhur nuk ka asnjë vlerë.

“Ai nuk është futboll. Nuk kam asgjë kundër tij, unë thjesht shoh. Ajo çfarë pashë ndaj Bajernit, ishte një futboll i vjetër. Si spektator, shikoj se çfarë mund t’i sjellë një lojtar ekipit të tij dhe si kontribuon në suksesin e lojës. Nëse Nejmari është i mirë teknikisht? Po. Por sa lojtarë në botë janë teknikisht të mirë dhe në gjendje të mbajnë topin përpara? Kjo nuk të bën një futbollist të mirë. Nëse nuk angazhohesh, teknika e mirë është e kotë. Edhe nëse je i shpejtë, është e kotë. Atëherë nuk ka ndikim në lojë. Prandaj mendoj se nuk ka: ‘Nuk është mirë për Bajernin që mungon Nejmari’”, ka deklaruar Felisk Magathi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *