“Ai është gjallë, nuk largohem derisa sa ta gjejë”! Vëllai i Christian Atsu dhe miqtë luten ende: Mund të jetë në koma tani dhe mjekët nuk e njohin ende

Futbollisti i Hatayspor, Christian Atsu nuk është gjetur ende nën rrënojat e një ndërtese pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë. Familjarët dhe miqtë e ish-futbollistit të Chelsea dhe Neëcastle besojnë ende se Christian është gjallë, edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti.

Vëllai i Christian, Isaac Tëassam erdhi në qytet pas tërmetit, menaxheri i lojtarit, miq dhe zyrtarë të konsullatës ganeze janë duke pritur pranë rrënojave me shpresën për të dëgjuar një lajm të mirë. Çdo ditë herët në mëngjes ata vijnë në vendin e kërkimit, shikojnë nga afër dhe luten për Atsu.

“Ne kemi qenë këtu për ditë të tëra, besojmë se Atsu është gjallë. Ne ende shpresojmë dhe përpiqemi ta gjejmë atë. Ata po nxjerrin shumë trupa të pajetë, ne po lutemi që ai të mos jetë në mesin e tyre.

Ne duam që fotografia e tij të dërgohet në spitale. Ai mund të ketë dalë nga rrënojat pas tërmetit, por aktualisht është në koma. Ndoshta njerëzit nuk e njihnin Atsu. Kushdo që e sheh le të na kontaktojë ne. Ne duam ta gjejmë”, tha menaxheri i lojtarit.

Shpresën nuk e fsheh as vëllai i Atsu. “Ai është gjallë, të mos e humbim shpresën. Nuk do të largohem derisa ta gjej. Besoj se do ta gjejmë të gjallë”, tha Tëasam. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online