“Ai as që nuk duhej të arbitronte“, Marotta fajëson arbitrin për barazimin e Interit: Na mohoi një penallti të pastër

Interi e mbylli në barazim 2-2 ndeshjen e sotme kundër Parmës. Një takim ky që si duket ka lënë një shije të hidhur te zikaltrit për shkak të arbitrimit. Një dëmtim i Pairetto-s përpara përballjes bëri që bilbilit përgjatë 90 minutave t’i frynte Piccinini, i cili nuk ka kënaqur Beppe Marottën, që pretendon për një penallti të padhënë ndaj skuadrës së tij. Drejtori Sportiv i Interit ka folur për mikrofonin e “Sky Sport“ pas ndeshjes, ku është shprehur se VAR-i duhet të përdoret gjithnjë për situata të tilla dhe se nevojiten takime me arbitrat për të përmirësuar gjykimin e këtyre të fundit.

Unë mendoj se është detyra ime të them se cili është mendimi im në lidhje me disa episode të arbitrazhit. VAR-i, siç e dini mirë, ndërhyn vetëm në rast të një gabimi të qartë nga gjyqtari, kjo nuk do të thotë që gabimet duhet të bëhen gjithmonë ndaj nesh. Sot Interit i mungon një penallti e qartë. Përdorimi pjesërisht i VAR-it mund të ndikojë në rezultat. Pas gjashtë ndeshjeve është e drejtë të bësh këtë lloj analize. E gjithë bota e futbollit ishte në favor të përdorimit të teknologjisë, edhe nëse gabimet nuk mund të zhduken plotësisht.

Një gjyqtar që po lufton me situata të ndryshme në një zonë të rreptësisë ka nevojë për ndihmën e VAR-it. Ndërsa kritikat u vijnë lojtarëve dhe trajnerëve, është e nevojshme që edhe klasa e gjyqtarëve t’i kushtojë vëmendje. Penalltia është për të gjitha klubet, nuk dua që kjo të jetë alibi për rezultatin. Nëse do të kishte më shumë momente për të krahasuar veten me klasën e arbitrit do të krijonte më pak tension për ne, deri më tani nuk ka pasur takime. Piccinini as nuk duhej të arbitronte nëse nuk do të ishte lëndimi i Pairetto-s”, ka thënë Beppe Marotta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online