Valon Ahmedi luan në radhët e Maribort dhe do të jete si kundërshtar në ndeshjen me Partizanin. Mesfushori me tipare sulmuese është grumbulluar dhe nga përfaqësuesja kuqezi në të shkuarën dhe shihet si një element i vlefshëm dhe për të ardhmen.
Gjithsesi ai së bashku me skuadrën e tij do të kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër ndaj Partizanit. Vetë Ahmedi ka publikuar sot në profilin e tij në “Instagram” dy video, ku shihet duke ekzekutuar goditje dënimi. Aspak keq, pasi shihet që realizon nga një distancë e konsiderueshme, duke treguar se do të jetë një rrezik për portën e Hoxhës, gjithnjë nëse do të zbresë në fushë, pasi vetë ai ka treguar se nuk ka marrë minuta e duhura nga tekniku aktual.