Ahmataj: Nuk ka kohë për pushim, Vllaznisë nuk ia urojmë këtë

“Më vjen mirë, pasi skuadra ka ardhur në rritje. Kemi stabilizuar problemet në mbrojtje dhe kjo na ka bërë më të fortë. Kishim shanset tona për të fituar, por nuk ia dolëm”, tha Jualian Ahmataj në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ndërkohë që më tej shtoi:.

“Goli i Plakut? Nuk dua të merrem me arbitrat. Në një moment të vështirë kishte trysni tek të gjithë, edhe tek arbitrat. Nuk do ia uronim Vllaznisë të ishte në këtë gjendje. Futbolli është për t’u luajtur, nuk duhet prishur me goditje. Kjo vjen nga gjaknxehtësia e njerëzve”.

“Kalendari, sa afër mbijetesës jeni? Pika e marrë me Vllaznisë na jep moralin dhe gjithçka e kemi në këmbët tona. Duhet të marrim maksimumin në këto tre ndeshje. Nuk ka kohë për të pushuar”.

“Kundërshtarët luajnë me ekipe të pamotivuara? Sa për garën nuk mund të flas për ndeshjet e të tjerëve. Nuk kemi për detyrim t’i bëjmë keq Vllaznisë apo Teutës, luajmë për të shpëtuar veten. Nuk na interesojnë të tjerët. Këtë jam munduar t’ia ngulis edhe ekipit”.

“Kishim mungesa, Raçiç, Fukui e të tjerë. Edhe një na u ngarkua me kartonë. Këtë periudhë nuk mund ta kesh grupin e plotë. Nëse do ndodhte do ishte ndryshe. Me Luftëtarin na mungoi Plaku dhe e vuajtëm. Uroj të mos na mungojnë lojtarët kryesore të skuadrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *