Kamza shkon në Shkodër për një finale të vërtetë mbijetese kundër Vllaznisë, por në një intervistë për Supersportin trajneri Julian Ahmataj nuk e sheh si sfidën që vendos sezonin: “Nuk bëj llogari, pasi në futboll nuk dalin. Para 3 javësh flisnim ndryshe, pasi në Korçë nuk morëm pikë dhe kemi rrezikuar që disa ndeshje t’i humbnim apo disa t’i fitonim. Ndeshja e radhës është ndaj Vllaznisë dhe në atë ndeshje synojmë fitore, por kjo nuk do të thotë që kjo sfidë vendos gjithçka”.
Për Ahmatajn, Plaku është lojtari vendimtar: “Shpresoj që ta kem të gatshëm, por ka një tërheqje dhe më duket e pamundur të luajë edhe pse po bën përpjekje maksimale. Sulmi është pika që kemi ngulmuar pasi e dimë që ekipi pëson gol dhe fakti që arrijmë të shënojmë na jep frymëmarrje”.