Florian Marku do të ndeshet në mbrëmjen e sotme kundër Jorick Luisetto. Nëse më parë jemi mësuar me spektaklin dhe përleshjen që në deklarata, këtë herë situata ishte disi më ndryshe. Luisetto e respektonte së tepërmi boksierin shqiptar dhe nuk zgjodhi që të fliste asgjë për të. “Dua të bëj dyluftim të mirë në ring dhe këtu në deklarata nuk do të bëj asgjë. Unë kam shumë bo.. për ta mundur Florian Markun”, u shpreh Luisetto.
Vetëm kaq mjaftoi që Marku të kishte shpërthimin e vetëm në konferencën para ndeshjes. “Ma thuaj edhe njëherë tjetër se nuk e dëgjova qartë? Aha, tani e kuptova, ai i pëlqen bo…, në rregull. Rivalin tim e vlerësoj, nuk dua të them diçka për të, vetëm se nuk është në nivelin tim. Do ta rrëzoj në raundin e parë ose të dytë, mbajeni mend këtë. Kam respekt për këtë kundërshtar, me Prodan ishte ndryshe pasi foli shumë për mua dhe e munda vetëm me një dorë, pasi me tjetrën nuk e dija nëse mund të godisja pasi isha i dëmtuar”, mbylli Marku. /Sport Ekspres/