Agustin Kola ka një kërkesë: Mema të flasë për largimin, titulli nuk fitohet vetëm nga 100-vjetori

Shumë lëvizje në ekipin e Tiranës dhe aspak stabilitet në këtë fazë të parë, ndërsa u largua edhe trajneri Mema me të cilin u projektua “lufta” për titullin kampion. Në vendin e tij erdhi Ahmataj që debutoi me fitore ndaj Luftëtarit, duke fituar me shifrat 0-3.

Por pavarësisht të gjithave ishin vetëm 90 minuta dhe historia do të shihte në ndeshjet pasaradhëse. Në lidhje me gjendjen e klubit bardheblu ka folur edhe legjenda Agustin Kola. Në një prononcim për “Report TV”, Kola u shpreh se trajneri Mema duhet të flasë mbi këtë largim.

“Më vjen keq për diçka, se e shoh në përgjithësi në futbollin shqiptar. Trajnerët kur janë në pozita pune me ekipet thonë se presidenti na i ka plotësuar të gjitha, shkojmë mirë e të tjera e të tjera. Por kur ikin nga ekipi atëherë duhet të flasin më tepër. Ai arriti ta shpëtonte nga rënia e kategorisë, tani duhet të flasë vetë për këtë largim.

Tirana është një ekip I vjetër, me tradita dhe ka 100 vjetorin. Por ky fakt nuk do të thoë se do të marësh patjetër kampionatin. Shpresoj ta arrij gjithsesi, por ajo që pres unë është që Tirana të jetë në rritje.

Nuk mund të themi tani erdhi trajneri i ri, fituam 3-0 dhe morëm veten. Gjithsesi Ahmataj pak stërvitje ka kryer me ekipin, por ai trajner deri më tani ka qenë me akademinë e Tiranës. Pra e di ecurinë e ekipit gjatë këtij viti, e njeh situatën”, ka thënë Kola. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online