Agim Zeka ka vetëm pak javë në Portugali dhe menjëherë ka nisur të tregojë sa vlen. Sot Varzimi i tij fitoi 3-2 në fushën e Penafielit, një fitore befasuese, sepse Penafiel është pranë kreut dhe lufton për ngjitje në Primeira Liga, ndërsa Varzimi lufton për të qëndruar sa më larg zonës së ftohtë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare U-19 e U-21, i huazuar në janar nga Lila, shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 14-të, një supergol me një gjuajtje fantastike, që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1.
Pak më vonë Zeka doli i dëmtuar, por Varzimi arriti të fitonte, edhe pse Penafieli e mbylli në avantazh në pjesën e parë.