Agim Ademi takohet me trajnerin spanjoll, ka drejtuar Kombëtaren e Spanjës dhe ka qenë asistent i Luis Enrikes

Presidenti i FFK-së ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses së Kosovës. Gerard Moreno pritet të jetë ai i cili do të marrë drejtimin e dardanëve. Agim Ademi ka udhëtuar drejt Stambollit për të takuar trajnerin spanjoll. Palët janë ende në fazën e negociatave dhe në ditët në vazhdim pritet të mësojmë nëse do të vijë edhe zyrtarizimi.

49-vjeçari në të shkuarën ka qenë në rolin e ndihmësit te Roma, Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës. Madje, për një periudhë të shkurtër kohore ka udhëhequr ekipin kombëtar të Spanjës, duke zëvendësuar Luis Enriken. Përvoja e tij e fundit ishte në krye të Granadës, me të cilën ndërpreu bashkëpunimin në pranverën e vitit të shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *