Atmosferë gjithnjë e më e ndezur po përvijohet në Berat për takimin e radhës në kampionat ndaj Tiranës. Natyrshëm është duke u shfaqur një situatë shumë ndryshe nga takimet e tjera që Tomori ka zhvilluar dhe që pritet të zhvilloj në të ardhmen. Përgatitjet vijojnë me intensitet. Ndryshe nga sa është pritur dhe komentuar gjatë ditëve të fundit në Berat për një rikthim të mundshëm të portierit Mikel Kaloshi dhe mesfushorit Xhulio Mirani, realisht nuk ka patur asnjë zhvillim të ri as ditën e martë pasdite. Mesfushori memaliot ka qenë i pranishëm në ambientet e stadiumit ku ka marrë kontakte me drejtuesit e skuadrës dhe është takuar me shokët e tij. Ndërsa është hedhur poshtë këtë mundësi rikthimi, që në të vërtetë ka qenë edhe një dëshirë e madhe e sportdashësve vendas, ajo që mund të flitet me siguri është se shërbimi i tyre kërkohej më shumë pikërisht në ndeshjen ndaj Tiranës se sa në ndeshjet e ardhshme.
TIFOZËT – Revanshin ndaj Tiranës nuk e kërkon vetëm dhe thjesht skuadra, apo tifozët, por edhe lojtarët e rinj beratas. Si një sfidë e veçantë, përbën padyshim fakti jo vetëm për stafin teknik në sezonin e tyre debutues, por ca më shumë akoma edhe për ata futbollistë të rinj dhe me perspektivë, të cilët më shumë kanë dëgjuar më parë për kundërshtarin e tyre të radhës. Këtë e ka shprehur së fundi për “Sport Ekspres” edhe mesfushori 19-vjeçar, Erald Hyseni, i cili ka bërë prognozën e tij për këtë ballafaqim. “Për mua personalisht do të jetë një ngjarje dhe emocion shumë i fortë që të luaj përballë skuadrës më të titulluar në Shqipëri, por edhe se ky fakt më jep adrenalinën e duhur që të jap gjithçka në fushë për të kontribuar në një rezultat pozitiv tepër të mundshëm. Pasi siç dihet, skuadra jonë edhe pse në letër mund të duket si modeste përballë një skuadre milionere dhe vërtetë shumë ambicioze, të paktën është e sigurt që ne nuk do të hapim rrugë. Do të kërkojmë që të ndalim Tiranën në Kuçovë. Madje mund të shtoj këtu edhe një premtim që skuadra jonë do të prishë edhe shifrat zero të pësimit të golave nga ana e skuadrës mike. Dhe këtë besim e mbështes tek mundësitë tona për të shënuar në portën e tyre, për ta mbyllur me lutjen time dhe gjithë skuadrës që sportdashësit beratas, por pse jo edhe ata kuçovarë, të jenë në bllok për të mbështetur Tomorin. Vetëm me një mbështetje masive, ne mund dhe duhet ta ndalim Tiranën. Dhe për këtë arsye do të ishte më mirë që ndeshja mos të transmetohej fare në televizion, sepse do të kishim një numër të lartë dhe rekord shikuesish në stadium”, ka përfunduar mesfushori i ri dhe me perspektivë Hyseni.
Edi Spahiu
Ne Kucove jemi tifoze me Naftetarin, jo me Tomorin. Ne Berat besoj se e dine kete dhe te mos u vije keq. Kur kemi qene ne kategori te pare (qe sot i thone kot se koti superlige), Tirana na ka ndihmuar, sidomos ne vitet 1980 e ketej, qe pasi shpallej per vete kampion disa jave para fundit, edhe ne te mos binim nga kategoria dhe na linte barazimin. Ne kohe te Kico Miles, qe ne Berat e mbajne mend mire, ka ndodhur nje Tirana-Naftetari 2:2 qe na pati bere t’i jemi mirenjohes perfaqesuesve te vetem te kryqytetit, ndersa te gjithe e mbajne perplasjen e madhe me policine ne Kucove per arbitrimin qe mbeshteti qendrimin ne kategori te Dinamos. Historite keto jane. Te tjerat jane sport dhe asgje tjeter. S’di c’kane ne Berat qe u ka mbetur gozhde me Tiranen, po ne Kucove s’kane arsye te bejne mistreclleqe kunder Tiranes. Pastaj si thote? Te mos e jape ndeshjen televizori? Qe te kellcasin shkelmi e guri e te mos e shohe kush? 🙂 Po jo more. Nuk do te behet lufte ne Kucove per nje grusht sherrxhinjsh apo lojtaresh te paafte! Respekte Tomorit, respekte Tiranes, por mbi te gjitha respekte futbollit! Fitofte me i miri!
Te mos e jape ndeshjen televizori – E ka me idene qe njerezit te mos thone qe e shohin ne shtepi, kot qe te shkojne ne stadium. Sa per kucovaret, ne Berat mendojne se do shkojne per te beje tifo per Tomorin, te shohim