Afrimi i ri i Malagës kërkon vendin e titullarit, Buenacasa: Sadiku s’ka pse luan i vetëm

I rritur tek akademia e Barçës dhe Juventusit, sot Sergio Buenacasa është 23 vjeç. Një sulmes qendre që së fundmi ka nënshkruar me Malagën pas një transferimi nga LaLaiga ku ishte pjesë e skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi spanjoll ka hedhur poshtë menjëherë idetë se në LaLiga 2 kishte ardhur si një sulmues që kishte hapsira boshe në ekip. Duke shprehur dëshirën për të luajtur, 23 vjeçari ka kërkuar menjëherë të jetë përkrah Sadikut në ndeshjet e radhës.

“Jo, nuk ndihem i kërkuar për shkak se Malaga nuk ka lojtarë sulmues. Kërkesa që kam me veten time  është të  bëj çmos që të jap shumë gjëra të mira dhe mund të përpiqem t’i jap ato në fushë. Nëse nuk do të isha unë, trajneri do të gjente një zëvendësues tjetër, ka lojtarë që mund të luajnë te Malaga.  Armando Sadiku? “Nuk ka pse të luaj i vetëm, mund të luajmë së bashku në njëmbëdhjetëshen titullare. Unë jam një sulmues që ka luajtur nga të gjitha mënyrat, kyresor, i tërhequr si dhe i tërhequr në dy krahët”-ka thënë Buenacasa./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *