Afrimi i bujshëm i Interit, ja se kur do të zyrtarizohet Arturo Vidal

Aventura e Vidalit tek Barcelona nuk zgjati shumë. Pas 1 sezoni të ngjeshur dhe aspak pozitiv për katalanasit, kiliani ka vendosur të largohet përfundimisht nga skuadra. E ardhmja e 34 vjeçarit do të jetë në Itali, teksa Interi ka kompletuar transferimin e lojtarit. Zikaltërit i kanë ofruar Vidalit një kontratë 3 vjeçare, ku do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.

Vizitat mjekësore janë parashikuar ditën e hënë dhe në rast se lojtari nuk kalon testin për COVID-19, i duhet të izolohet për 2 javë. Interi do të jetë ekipi i dytë i Serisë A për mesfushorin, pasi përpara se të transferohej tek Bayerni i Mynihut aktivizohej në radhët e Juventusit. Edhe pse në moshë 34 vjeçare kiliani është i njohur për grintën e tij në fushën e lojës dhe pritet të jetë një ndihmë e konsiderueshme për trajnerin Antonio Conte, i cili e njeh shumë mirë lojtarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online