Afrika në kaos, ja si blihen arbitra e korruptohen kokat e futbollit botëror

Një arbitër që duhej të drejtonte në Kupën e Botës 2018 dhe një anëtar i Këshillit drejtues të FIFA-s janë vendosur nën akuzë për pranimin e qindra deri në mijëra dollarë si dhuratë, pas publikimit në një investigimi të gjatë në futbollin afrikan.

Arbitri kenian Adel Range Marua, një prej arbitrave të përzgjedhur për Kupën e Botës, nuk do të jetë në Rusi (dha dorëheqjen), pasi u publikua një video ku po merrte si dhuratë 600 dollarë. Paratë po i jepeshin nga një reporter i cili shtirej si zyrtar i Federatës ganeze.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit të FIFA-s, Kuesi Niantaki, njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan dhe president i Federatës Ganeze të Futbollit, është filmuar duke marrë 65.000 dollarë si dhuratë “për të blerë ndonjë gjë për vete”, gjatë bisedimeve për një kontratë sponsorizimi me një biznesmen, që në fakt ishte reporter. Në video dallohet se po bisedohej për një marrëveshje sponsorizimi që përfshinte miliona dollarë, që duhej të shkonin për Federatën Ganeze, të cilën ai e drejtonte prej vitit 2005, por në fakt rreth 4.5 milionë dollarë do të kalonin te një prej kompanive të tij.

Investigimi është kryer nga një gazetar i quajtur Anas Aremajau Anas, i cili nuk shfaqet asnjëherë në publik. Puna e tij është pasqyruar në BBC Africa Eye dhe bëhet fjalë për orë pa fund xhirimesh, ku shfaqen mbi 100 arbitra e zyrtarë ndeshjesh, nga kampionatet e niveleve të ulëta e deri te ndeshje në Champions League të Afrikës, apo kualifikuese për Kupën e Afrikës dhe Kupën e Botës.

“Duhet të luani mirë. Nëse kundërshtari qëndron në sulm tërë kohën, si t’ua jap penalltinë?”, dëgjohet në një nga videot e regjistruara, me një arbitër ganez që pranon para për të ndihmuar njërin ekip.

Në një video tjetër, një arbitër shfaqet duke marrë para në dhomat e zhveshjes, një orë para ndeshjes mes Ganës e Malit, në një sfidë të vlefshme për kampionatin e Afrikës Perëndimore.

Arbitri nga Bregu i Fildishtë Denis Dembele u filmua duke marrë 700 dollarë para ndeshjes për 1/32-at e Champions league mes Aduana Stars të Ganës dhe Setif të Algjerisë, këtë sezon. Aduana Stars fitoi 1-0, me një penallti mjaft të dyshimtë.

FIFA tha për BBC se po heton dhe ka kërkuar një analizë të plotë të gjithë kësaj historie, pasi FIFA synon me çdo kusht të mbrojë integritetin e kompeticioneve të saj, pa harruar imazhin e saj.

Gazetari që është autori i gjithë hetimit akuzohet se është po aq fajtor sa ata që ka korruptuar, por Anas është përgjigjur: “Etika është e qartë se si duhet të sillet një arbitër apo zyrtar. FIFA ndalon çdo marrje ryshfeti apo dhurate, është e papranueshme të shohësh arbitra e zyrtarë që marrin para pa iu dridhur dora, ndërsa ka njerëz që dalin e sulmojnë një gazetar se mashtron, kur hiqet si biznesmen. A është ky thelbi? A i detyroi ndokush ata zyrtarë që të pranojnë paratë?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online