Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Arsenalit, Stephan Lichtsteiner i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 36 vjeçare. Zvicerani kishte menduar të luante me kombëtaren e tij në Euro 2020, por pas shtyrjes së këtij kompeticioni në vitin 2021 si pasojë e pandemisë COVID-19 e ka parë të paarsyeshme zgjatjen e kontratës.
“Plani ishte që ta mbyllja karrierën pas Euro 2020. Por pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e Europianit ntë vitin 2021 ishte shumë e qartë që ky ishte momenti i duhur për ta lënë futbollin dhe nuk duhet ta shtyja për një vit më shumë. Karriera e futbollistëve është mjaft e limituar. Forma fizike më lejoi të luaja në nivele të larta deri në moshën 36 vjeçare. Tani është koha të gjejë një rrugë tjetër në jetën time. Ishte një kohë mjaft e mjaft e bukur dhe e kam shijuar shumë”, ishin fjalët e Lichtsteiner në fjalimin e lamtumirës.
Stephan Lichtsteiner ka fituar 17 trofe të ndryshëm në karrierën e tij 18 vjeçare. Ai gjithashtu është lojtari i dytë me më shumë kupa të fituar në historinë e kombëtares zvicerane. Ndërkohë në mediat serbe është raportuar si tërheqja e lojtari shqiponjë, nisur nga gjesti i bërë nga ana e këtij mbrojtësi në përballjen kundër Serbisë në Botërorin e Rusisë, duke u kthyer në “shqiptar” për disa momente me adrenalinën e madhe të përshkruar në trup. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/